01 dhjetor 2010

Chiellini: Në Poloni për të fituar

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se Bianconerët nuk kanë udhëtuar në Poloni për turizëm, por për të mposhtur Lech Poznan.

“Mund të duket se ne këtu jemi për pushime, por kjo është larg prej së vërtetës. Për një skuadër si ne, të kalojmë në fazën tjetër të garës është me rëndësi sepse na ndihmon për të rihyrë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Një eliminim i hershëm do të ishte zhgënjyes, sidomos për Juventusin që dëshiron të fitojë çdo garë”, ka thënë Chiellini.

Juventusi aktualisht ka katër pikë nga katër ndeshje në Grupin A të Europa League, tri pikë më larg se Lech Poznan dhe Manchester City.