Xhixhi Bufon i rikthehet fushës pas operacionit në shpinë në përfundim të Kupës së Botës, duke i premtuar njëkohësisht besnikëri Juventusit..
Bufon i bëri komplimente shokëve të skuadrës, që edhe pa të, po zhvillojnë një kampionat të bukur dhe mund të luftojnë edhe për titullin kampion: “Potenciali që kemi shfaqur deri tani na bën të besojmë se mund të shkojmë larg”.
I pyerut mbi të ardhmen e tij pas fjalëve të vazhdueshme mbi interesimin e Mançester Junajtid, “gardiani” i katërkëndëshit bardhezi preu shkurt: “Sigurisht që do të rri këtu”.
Vijoi: “Mançester Junajtid është një skuadër e madhe kundër së cilës kam pasur nderin të luaj. Madje kam kujtime të hidhura, pasi përveçse na kanë mundur 3-0 në fushën tonë, kemi humbur në ‘Old Traford’ një finale Championsi”.