Michel Platini, ish mesfushor i Juventusit aktualisht president i UEFA, ka lavdëruar Bianconerët për marveshjet e tyre në tregun e transferimeve, sidomos për transferimin e ish- yllit të Werderit, Diego.“ Diego më zëvëndëson mua? Nga emri më shumë do thoja e zëvëndëson [Diego] Maradonën.” tha Platini për La Gazzeta dello Sport.
“ Ai dhe transferimet tjera të Juventusit janë shumë të rëndësishme. Juventus këtë vit meriton të fitoj tituj.”
Duke parë luftën që e hapi parashikimi i Marcello Lippit se zonja e vjetër do ta fitonte Serie A këtë vit, Platini është ndjerë i obliguar të shprehet për Jose Mourinhon.
“ Mourinho është i mirë,” tha Francezi. “ Ai më pëlqen shumë sepse është i mirë, lojtarët e duan atë, sepse ai i mbron ata. Ai dëshiron të flas, t’i përgjigjet Lippit? Le ta bëj, nuk brengosem, tek e fundit ju kënaq juve gazetarët.”