29 gusht 2009

Pirlo “sponsorizon” Ronaldinjon

Andrea Pirlo ëndërron një sezon të madh për Milanin dhe e di që një “pedinë” vendimtare për suksesin është pikërisht Ronaldinjo. “Dëshira e tij ka ndryshuar, - tha mesfushori. - Po punon fort, për skuadrën është shumë i zoti, aq sa rolin e duhur e gjen vetë. Leonardo e dëgjon presidentin, por pastaj vendos vetë”. Dëshira për të luajtur një sezon të mirë është e madhe, pasi qershorin që vjen është edhe Botërori: “Është një stimul më shumë për brazilianët tanë, që nuk e kanë vendin e sigurt dhe për ne “axurrët”, pra për të gjithë Milanin”. Mesfushori sapo ka nisur sezonin e tij të nëntë me fanellën kuqezi dhe pas shumë zërave në merkato, e di që do ta mbyllë karrierën me “Djallin”. Por Pirlo predikon përulësi: “Barezi e Rivera janë flamuj të vërtetë, si Maldini. Unë kam luajtur edhe me skuadra të tjera. Si lojtar ngjasoj pak a shumë si Rivera, si origjinë dhe mënyrë për t’i bërë gjërat si Barezi: jemi njerëz fjalëpakë, që flasim vetëm me fakte”, - përfundoi Pirlo.