28 gusht 2009

Pirlo: Dredhitë e Mourinhos nuk kanë më vlerë

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo nuk është i frikësuar nga lojërat e Mourinhos dhe të shtunën do të shihet fituesi i derbit.

Italiani beson se ekipi i tij do të jetë në top formë dhe ata do jenë të gatshëm ta ndalin Interin në çdo aspekt.

“Loja jonë është më e bukur nëse e krahasojmë me atë të Interit. Dredhitë e Mourinhos nuk punojnë më”, është cituar të ketë thënë Pirlo për Tuttomercatoweb.com.

“Nëse ata e mbajnë topin shumë gjatë nuk është e mjaftueshme për fitore”.

Milani shpreson për fitore dhe Pirlo do të luajë përpara Clarence Seedorf.