01 gusht 2009

Milito: Unë dhe Eto’o do të shënojmë shumë gola

Sulmuesi i transferuar sivjet tek Interi, Diego Milito, është i gatshëm të shënojë shumë gola krahas sulmuesit tjetër Samuel Eto’o, i cili po ashtu u transferua te zikaltrit këtë afat kalimtar.
“Jam vërtet i lumtur dhe gjëja më e rëndësishme është se e kuptojmë partneritetin me bashkëlojtarët”. “Kam raporte të mira me Eto’o. Ai është shumë i mirë në ndryshimin e lojës në sulm. Ne e ende kemi nevojë të përshtatemi që të jemi në gjendje të japim më të mirën që mundemi”. “Stërvitjet e përditshme do të përmirësojnë bashkëpunimin tonë dhe jam i sigurt se do të jemi të mrekullueshëm së bashku”, ka thënë Milito për “La Gazzetta Dello Sport”.