Milani po vazhdon me tentativën për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano.
“El Mundo Deportivo” shkruan se Rossonerët do të bëjnë një ofertë të re për të siguruar shërbimet e brazilianit. Sipas të të njëjtit burim, në ofertë do të përfshihen afër 20 milionë euro, duke llogaritur edhe shërbimet e zviceranit Johan Vonlanthen që do t’i ofrohet Sevillas.