U bënë 1 vjet nga eksplodimi i mesfushorit Brazilian Felipe Melo. Ai së pari eksplodoi me Fiorentinën në Serie A, me të cilën ai pati një stinor të shkëlqyer. Më pas erdhi edhe ftesa nga Carlos Dunga për të marrë pjesë në kupën e Konfederatave me të cilën ai e fitoj dhe ishte vendimtarë në lojën e mirë të zhvilluar nga Brazili. Dhe me pas vjen edhe Transferimi i tij te Juventusi.Nësër 26 Vjecari do të ketë rastin të bëj debutimin zyrtarë me fanellën e Juventusit kundër Romës, ai sot gjen rastin të flasë edhe për aritjet e tij gjatë stinorit të kaluar.
Pas ndeshjes kundër Romes, Melo pret të ftohet nga Dunga për ndeshjen kualifikuese për Botëror kundër Argjentinës.
“Argjentinë-Brazil nuk do të jetë luftë, por sigurisht do të jetë një ndeshje e shkëlqyer,” tha Melo. ”
Deri më tani melo ende nuk ka gjetur shtëpi: “Këtu në Torino unë ende jam duke qëndruar në hotel me familjen time, duke u munduar të gjej Shtëpine e duhur. Ne kemi filluar mjaftë mirë stinorin dhe mua gjithashtu më pëlqen skuadra dhe shokët. Ndihem shumë mirë”.
“Të fitoj me Juventusin dhe të jem Idol per fansat është ëndrra ime. Një klub i këtij kalibri gjithmonë duhet të luftoj për titull pa marrë parasysh përforcimet. Presioni?? Mendoj se është logjike që ne kemi presion por ne jemi te gatshëm për këtë. Juventusi është favorit bashkë me Milanin,Interin dhe Romën.” Deklaroj F.Melo.