02 gusht 2009

Dzeko vazhdon kontratën me Wolfsburgun

Sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ka vazhduar kontratën me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2013.
Ky është një lajm i keq për Milanin që përkundër refuzimit të ofertës, shpresonte se do të mund të siguronte shërbimet e boshnjakut gjatë këtij afati kalimtar. Kështu Rossonerëve u mbeten dy opsione për sulmin: Luis Fabiano dhe Klaas-Jan Huntelaar. “Jam i lumtur që gjithçka është përmbyllur para fillimit të Kampionatit. Tash mund të përqendrohem te skuadra. Mezi po pres të filloj të luaj në Budesliga dhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Dzeko për Repubblica.it.