30 gusht 2009

Dramë në Old Trafford

Kampionët e Premierligës Angleze, Manchester Unitedit me mjaftë mund ka arritur ta mposhtë skuadrën e Arsenalit në Old Trafford. Ndeshja u mbyll me rezultat 2:1. Ishte Arsenali që kaloi e para në epërsi me anë të një euro-golli të shënuar nga Arshavin në minutën e 40'. Në pjesën e dytë djelmoshat e Sir Alex Ferguson rrëmbyen rezultatin. Së pari barazuan në minutën e 59' me një penallti nga Wayne Rooney e më pas dolën për herë të parë në epërsi me anë të një autogolli të shënuar nga Diaby. Në këtë ndeshje referi dhuroi plotë 9 kartonë të verdhë.