25 korrik 2009

Zllatani: Ja pse jam një njeri i Botës

Ibrahimoviç tregon detaje nga jeta e tij në ditarin “Smemoranda 2010″: Unë jam Veriu, Jugu, Perëndimi dhe Lindja
Në “Smemoranda 2010″, të gjithë të pasionuarit e futbollit mund të gjejnë një histori të shkruar nga Zllatan Ibrahimoviç. Axhenda e destinuar njëkohësisht për studentët, ka nxjerrë një numër të parakohshëm. Suedezi, i cili do të luajë për Barcelonën sezonin që vjen, e nis historinë e tij pikërisht me një deklaratë: “Unë jam, Veriu, Jugu, Lindja dhe Perëndimi. Unë jam Zllatan Ibrahimoviç”. Bëhet fjalë për një përshkrim, për një rrëfim që ka të bëjë me jetën dhe karakterin e sulmuesit. Ibra nderon pikërisht origjinën e tij (Veriun): Suedinë, ndaj të cilës ndihet jashtëzakonisht i lidhur dhe ndaj popullit suedez, prej të cilit tërhiqet nga konkretizimi, rregulli, kujdesi dhe kultura e punës. Por ai vlerëson te vetja edhe një element “të nxehtë” (Jugun), që i përfshihet në fantazi, në sajesë, në aftësinë dhe në zgjedhjen e përjetimit të emocioneve të forta. Nga SHBA-të (Perëndimi), çmon klimën, mjedisin e rehatshëm, gjuhën angleze.
Në fund, një zbritje e fortë ushtron talentin, artin dhe kulturën e kombeve të origjinës së familjes (Lindja). Janë aspekte që ndikojnë dukshëm në sjelljen e Ibrës si sportist: prej andej derivon kërkimi i fantazisë gjeniale (”Më pëlqen fantazia, goditja që asnjë nuk e pret, kënga jashtë korit”); vendosmëria dhe mendësia fituese (”Më pëlqen fitorja, të luaj për të arritur objektiva të rëndësishëm, për t’u përmirësuar çdo ditë”); sjellja si rebel e provokues (”Më pëlqen të luaj në stadiume ku tifozët, i kam të gjithë kundër”). Por Ibra trashëgon edhe “pasionin e popujve në udhëtim, gjithnjë në kërkim, gjithnjë në lëvizje”: një dëshirë për të ndryshuar, që e bën të kërkojë triumfe dhe fitore në skuadra gjithnjë të ndryshme. Nga Juvja te Interi, nga Interi te Barcelona.