25 korrik 2009
Del Neri vë bast gjithçka për Kasanon
Xhixhi Del Neri synon gjithçka te Antonio Kasano: “Është duke punuar mirë, unë nuk e kam stërvitur asnjëherë gjatë fazës përgatitore, por pas. Është një vlerë e shtuar, - thotë trajneri i Sampdorias për talentin barez. - Sidoqoftë nuk dua që skuadra ime të jetë vetëm zbavitëse në fushë. Duhet të dijë të luajë futboll, duhet të jetë pozitive, ky është rezultati i asaj që bën në verë. Të zbresësh në fushë, duke menduar që është gjithnjë një lojë, në rregull, por duke dhënë maksimumin nga vetja ama.” Del Neri për momentin nuk vë kufinj: “Nuk kemi një objektiv kryesor, duam të luajmë mirë futboll dhe të përmirësohemi më shumë”.