Van der Vaart drejt Hamburgut
Rafael van der Vaart synon të kthehet në Hamburg, pasi nuk është i dëshiruar nga klubi i tij aktual Real Madrid, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Reprezentuesi holandez gjatë verës së vitit të kaluar u largua nga Hamburg drejt Realit, por dështoi të sigurojë vend në formacionin bazë dhe pritet te largohet pasi gjiganti madrilen ka transferuar Ronaldon dhe Kakan gjatë kësaj vere. Van der Vaart është ende i dashur në Hamburg, ku kaloi tri sezone nga 2005-2008.