Diouf transferohet në Man Utd
Manchester United ka transferuar sulmuesin 21 vjeç Mame Biram Diouf nga Molde, ka njoftuar klubi norvegjez të premten. Futbollisti me origjinë nga Senegali do t’i bashkohet kampionit të Premierligës gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa deri atëherë do të qëndrojë në Molde, ka njoftuar uebfaqja zyrtare e klubit norvegjez. “Mame Biram Diouf gjatë javës së ardhshme do të kalojë vizitat mjekësorë në Manchester United, ndërsa do t’i bashkohet klubit në janar”, thuhej në komunikatë.