17 korrik 2009

Hargreaves, afër rikthimit

Mesfushori i Manchester United, Owen Hargreaves pritet të kthehet në fushë në shtator, ka njoftuar menaxheri, Sir Alex Ferguson. 28 vjeçari nuk ka luajtur nga fillimi i sezonit të kaluar pas dy operacioneve në të dy gjunjët. Ai nuk është pjesë e ekipit për turneun në Azi, por mund t’i bashkohet për Audi Cup në Gjermani. “Jemi të kënaqur me rehabilitimin e tij. Nuk do të jetë gati për lojë në Munich, por do të stërvitë. E presim fundin e shtatorit, edhe pse varet nga reagimi i tij”, deklaroi Ferguson.