19 korrik 2009

Tottenham në garë për Crouch

Tottenham ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit, Peter Crouch nga rivali i Premierligës, Portsmouth. 28-vjeçari tashmë ka zhvilluar bisedime me Sunderlandin, ndërsa thuhet se kërkohet edhe nga Fulhami. Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp ka thënë për Sky Sports News: “Peter më pëlqen. Ai është futbollist i klasit të lartë. Është futbollist për të cilin jemi të interesuar, por duhet të presim. Portsmouthi duket se është i gatshëm ta shesë, ndërsa ne sigurisht se jemi të interesuar”.