Frei në Basel
Sulmuesi zviceran, Alexander Frei është larguar nga Borussia Dortmund dhe do të luajë për Baselin në vendlindjen e tij. Frei do të nënshkruajë kontratë afatgjate me Baselin që pritet të paguajë 4.25 milionë euro për transferimin e tij nga klubi gjerman.“Është arritur marrëveshja. Frei do të udhëtojë në Zvicër për vizitat mjekësore të shtunën”, deklaroi drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc. Frei ka luajtur në Dortmund për tri vite, shënoi 34 gola në 74 ndeshje të Bundesligës.