19 korrik 2009

Real Madridi tërhiqet nga Ribery

Real Madridi ka tërhequr ofertën e tyre për mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit, Jorge Valdano. “Ribery nuk është më objektiv i Real Madridit”, deklaroi ai. I pyetur nëse Bayerni do të paraqesë Realin në FIFA për insistimin e tyre për transferimin e yllit francez, Valdano shtoi: “Nuk e kuptoj pse do ta bënin atë. Ne nuk kemi biseduar me futbollistin, por vetëm me Bayernin dhe kjo ishte shumë kohë më parë”.