23 korrik 2009

Totenhem dhe Siti në ndjekje të Bekhamit

Midis zënkës me shokun e tij të skuadrës Landon Donovan dhe protestave të ashpra të bëra nga tifozët amerikanë me rastin e miqësores kundër Milanit, rikthimi i Devid Bekham tek Los Anxheles Galaksi, pas eksperiencës tek kuqezinjtë, nuk ka qenë shumë i kënaqshëm. Por, në tetor, kur kampionati amerikan i futbollit do të mbyllet, mesfushori anglez mund të rikthehet në Premier Ligë. Totenhemi dhe Mançester Siti janë gati t’i ofrojnë një kontratë Bekhamit për dy sezonet e ardhshme. Dhe anglezi, pavarësisht marrëveshjes së pasur që ka me klubin amerikan, duket se po mendon seriozisht për këto mundësi.