23 korrik 2009
Amelia si Zenga: Mund të fitojmë titullin
Marko Amelia ka të njëjtin mendim me Valter Zengën: “Titulli kampion? Eshtë një ëndërr për të gjithë, por mund të kthehet edhe në një objektiv për ne. Skuadra e Palermos ka shumë lojtarë cilësorë dhe të rëndësishëm. Nëse ne do të arrijmë të punojmë siç duhet atëherë do të mund t’i lejojmë vetes edhe disa ëndrra. Më pas do ta vlerësojmë situatën nga ndeshja në ndeshje. Do të jetë një tjetër sezon shumë i rëndësishëm, një lojtar i madh duhet të konfirmohet nga viti në vit. Do të jetë sezoni i radhës, në të cilin duhet të tregoj se e meritoj vendin që kam këtu dhe tek kombëtarja italiane”, ka thënë Amelia.