Toni i motivuar
Sulmuesi Luca Toni është shprehur më i motivuar se kurrë për tu dëshmuar në Bayern Munich, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi pas ardhjes së Mario Gomezit. “I vlerësoj lartë bashkëlojtarët por do të bëjë gjithçka për të qenë zgjedhje e parë në sezonin e ri. Nuk humb kohë të mendoj se do të jem zëvendësues. Dua të shënoj sa më tepër gola që kam mundësi dhe të jap kontributin tim për ti ndihmuar Bayernit të fitoj tituj. Jam shumë i motivuar. Do të jap maksimumin”, deklaroi Toni.