Oliveira në Al Jazeera
Sulmuesi brazilian, Ricardo Oliveira do të vazhdoj karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Real Betis ka arritur marrëveshje për transferimin e tij në Al Jazeera. Klubi spanjoll që humbi statusin në La Liga, ka përfituar rreth 14 milionë euro nga shitja e Oliveiras, ndërsa 29 vjeqari pritet të paguhet 4.5 milionë euro nga Al Jazeera për tre sezonet e ardhshme. Oliveira më parë ka luajtur edhe për Milanin dhe Real Zaragozan.