17 korrik 2009

Tevez refuzoi Real Madridin

Carlos Tevez ka bërë të ditur se refuzoi mundësinë ti bashkohet ish bashkëlojtarit nga Manchester United, Cristiano Ronaldo në Real Madrid. Sulmuesi argjentinas po ashtu konfirmoi se Chelsea dhe Liverpool kishin shprehur interesim për shërbimet e tij para se ai ti bashkohet Manchester Cityt. “Real bëri ofertë por nuk ishte arritur marrëveshja. U zhvilluan bisedime por në fund ishte vetëm City. Ata treguan interesimin më të madh për mua dhe kanë synime për zhvillim”, deklaroi Tevez.