17 korrik 2009

Liverpool s’ka frikë nga City

Dirk Kuyt ka thënë se Liverpool nuk ka frikë nga milionat e Manchester Cityt edhe pse ata vazhdojnë të sjellin përforcime. Reprezentuesi holandez ka shprehur besimin e tij se Liverpool do të përfundoj mbi Cityn këtë sezon. “Ata kanë transferuar disa futbollist të mirë por jemi të fuqishëm dhe besojmë se mund të luajmë më mirë se Manchester City. Ata vazhdojnë me përforcime dhe nuk duket se kanë ndërmend të ndalen. Mirëpo, do të shohim se çka do të ndodh në sezonin e ri”, deklaroi Kuyt.