17 korrik 2009

Mata mbetet në Valencia

Juan Mata ka insistuar se është i lumtur në Valencia. Mesfushori spekulohet se kërkohet nga Liverpool dhe Barcelona mirëpo duket i vendosur të mbetet në Mestalla. “Klubi ka investuar në mua dhe i jam mirënjohës. Kam edhe tre vjet kontratë dhe jam shumë i lumtur”, tha Mata i cili i pyetur për bashkëlojtarin David Villa ka shtuar se “E di situatën e tij sepse kemi biseduar së bashku. Mendoj se do të mbetet në Valencia”.