25 korrik 2009
Tare: Duam një mbrojtës për Lacion
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është në kulmin e punës këtë verë, me merkaton e skuadrës në shitje dhe në blerje. “Po kërkojmë një qendërmbrojtës me përvojë dhe jo ndonjë lojtar të ri që mund t’i japë diçka më shumë këtij grupi, - u shpreh ish-sulmuesi i bardhekaltërve. - Lugano? Kemi një listë të madhe lojtarësh që po ndjekim. Me ndeshjen e nesërme miqësore, do të mbyllim serinë tonë të vlerësimeve dhe do të vendosim se cilët do të jenë 24 futbollistët që do të nisen për në turneun e Kinës. Ata që do të qëndrojnë në Romë, nuk është e thënë se do të jenë patjetër në merkato. Pandev besoj se do të vijë në Pekin”.