19 korrik 2009
Suarez: Zllatani është i Barçës
Ibra është i Barceonës”. Luis Suarez, këshilltari teknik i Interit nuk ka dyshime: “Nuk i kam çuar unë përpara bisedimet, por tashmë mudn ta them: suedezi do të jetë një lojtar i Barçës në sezonin e ardhshëm, - siguroi ish-interisti. - Duket e mbaruar edhe për Etonë drejt Interit.” Ish-ylli spanjoll bëri më pas një krahasim mes sulmuesit suedez dhe atij kamerunas: “Zllatani është individualisht më i mirë se afrikani të paktën në aspektin teknik. Pra, është para së gjithash Barça që do të realizojë një operacion të mirë, edhe pse te Interi mund të luajë më mirë në aspektin kolektiv, duke qenë më pak i varur nga vetëm një lojtar”. Interi ndërkohë mund të marrë edhe Hlebin sipas Suarezit: “Nuk është akoma gjë e sigurt, por meqë Mourinjo kërkon një mesfushor-sulmues prej javësh, nuk ka pse bjellorusi të mos zbarkojë në Milano”.