Ronaldo "shou", dy gola në 7 minuta
Dy gola brenda 7 minutave në gjysmë orën e parë të ndeshjes së fituar 4-3 nga Korinthiansi i tij ndaj Sport. Nuk rresht së çudituri Ronaldo, i cili falë golave udhëheq skuadrën e tij në vendin e 7-të në kampionatin brazilian. "Nuk mbaj mend ta kem bërë një gjë të tillë më parë, ka thënë ish-fenomeni. Po ndodhin gjëra të pabesueshme". Me dopjetën e fundit, Ronaldo ka arritur kështu kuotën e 16 golave në 24 ndeshje, që kur është rikthyer të luajë pas operacionit në gju. Në krye të kampionatit është Atletiko Mineiro me 14 pikë nga ndjekësit Internacional.