19 korrik 2009
Kastrati, pranë kalimit te Dinamo e Drezdenit
Bekim Kastrati është pranë kalimit te skuadra e Ligës së tretë Gjermane, Dinamo e Drezdenit. Lajmi është bërë i njohur nga gazeta e njohur gjermane, "Bild", sipas së cilës ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare po bën një paraqitje të mirë në ditët e provës pranë kësaj skuadre. Është shumë e mundshme që me atë çfarë kosovari ka treguar në fushën e stërvitjes, ta bindte trajnerin e Dinamos, Rud Kaiser. "Do të më pëlqente të luaja për Dinamon dhe të vija sa më shpejt në Drezden. Skuadra më ka bërë të ndihem mirë, gjithçka ka funksionuar në një mënyrë fantastike". Zëdhënësi i Dinamos, Peter Tauber, është shprehur: "Ne dëshirojmë ta marrim në skuadër Kastratin, prandaj po kërkojmë të gjejmë ndonjë sponsor të mundshëm". Gjithsesi, shanset që ai të nënshkruajë për këtë skuadër janë shumë të mëdha.