27 korrik 2009
Roma më e mirë se Topi i Artë
Francesco Totti beson se do ta kishte fituar Topin e Artë në ndonjë klub tjetër, por nuk pendohet që i ka përkushtuar Romës gjithë karrierën e tij. Kapiteni u zhvillua në sistemin e të rinjve, ndërsa ishte tifoz në tribuna para se të priste topat në stadiumin Olimpico. Ai debutoi në Serie A në moshën 16 vjeçe. Tani është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re me klubin deri më 2014 si futbollist, ndërsa më pas pritet të ketë rolin e drejtorit. “Roma ishte zgjidhje jetësore për mua. Mendoj se kam fituar kontratën e re me atë që kam treguar në fushë dhe për respektin që kam pasur gjithmonë për familjen Sensi, bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët. Nëse do të kisha luajtur diku tjetër, mund ta kisha fituar Topin e Artë, por jam i lumtur që kam mbetur këtu sepse ishte vendim i marrë me zemër”, tha Totti për TG1. Totti gjithmonë është konsideruar në mesin e futbollistëve më të mirë në Serie A, por dështimi i Romës të luftonte për titujt kryesorë, bëri që ai të injorohej në zgjedhjet e futbollistit më të mirë në Evropë. Zlatan Ibrahimoviç po ashtu është ankuar për mungesë të vëmendjes ndërkombëtare dhe kjo është njëra ndër arsyet kryesore pas transferimit të tij në Barcelonë. “Shumë futbollistë janë larguar nga Serie A këtë verë, por kanë ardhur kampionë të mëdhenj dhe në fund është gjithçka e baraspeshuar”, përfundoi Totti.