19 korrik 2009
Prandeli nuk i ndryshon objektivat
Çezare Prandeli nuk i ndryshon ndonjëherë objektivat e tij me Fiorentinën, të cilën e drejton prej vitesh dhe duket se ka gjetur një dashuri që nuk do të përfundojë asnjëherë. “Është larguar një futbollist i rëndësishëm si Felipe Melo, por kemi elementë të tjerë që mund të përmirësohen, - u shpreh trajneri i ekipit vjollcë. - Vendi i katërt për sezonin që vjen është një derë e hapur me Napolin, Romën e Xhenoan, ndaj të cilave duhet të luftojmë shumë”. Lidhja e Prandelit me Firencen është e shenjtë, ndaj dhe përgjegjësia sa vjen e bëhet më e madhe: “Tashmë e njoh mirë Firencen dhe do të mjaftojë pak për të rigjetur atmosferën magjike të këtyre viteve të fundit, - vazhdon Prandeli. - Do të krijohet trekëndëshi i zakonshëm mes skuadrës, medias dhe tifozëve. Markioni? Është një lojtar që e kam pasur te Parma, arrin t’i mbulojë mirë të dyja fazat, atë sulmuese dhe mbrojtëse, luan në krah të djathtë dhe të majtë”.