Klaudio Lotito analizon merkaton e Lacios dhe ka siguri teksa flet për lojtarët e ashtuquajtur “rebelë”, Ledezmën e Pandevin, që po përpiqen të ndryshojnë skuadër, por për të cilët klubi bardhekaltër nuk ka ndër mend të bëjë asnjë ulje. “Ledezma e Pandevi kanë kërkuar të largohen, por unë s’i kam vënë në shitje, - tha presidenti i klubit bardhekaltër. - Nëse vijnë në skuadër me ofertën që kemi rënë dakord prej kohësh tashmë, Lacio nuk do të jetë gati t’i lërë të lirë, por unë nuk kam marrë asnjëherë një ofertë zyrtare nga Zeniti dhe nga Napoli për Pandevin: ofertat zyrtare janë ato që vijnë përmes faksit apo shkresave”.
Megjithatë, Lotito i qetëson tifozët dhe premton se do t’i riinvestojë sërish në merkato paratë e mundshme të fituara nga blerjet e rëndësishme të klubit: “Nëse do të niset njëri mes De Silvestrit, Ledezmës e Pandevit, do të zëvendësohet menjëherë me një lojtar më të fortë në të njëjtin rol të fushës”.