16 korrik 2009

Poulsen drejt Marsejës për 8 mln euro

Të martën në Torino, në zyrat e Juventusit, Seko ka filluar proçedurat për shitjen e mesfushorit danez Poulsen tek ekipi i Marsejës, pasi Deshamp ka kontaktuar në telefon me drejtorin sportiv të bardhezinjve. Juventusi mund të fusë në arkat e tij 8 milionë euro që do t’ia kalojë Barcelonës për të siguruar mbrojtësin premtues 22-vjeçar, uruguajanin Kaçeres. Daniel Fonseka, që është dhe menaxheri i tij ka pranuar ekzistencën e negociatave. Në dhjetë ditë marrëveshja mund të arrihet. Për uruguajanin interesohet edhe skuadra e Gallatasarait. Në verën e vitit 2008 është marrë nga Vilarreali për 16,5 milionë euro, por Guardiola e ka aktivizuar shumë pak në sezonin e kaluar.