16 korrik 2009

Kristian Vieri afër Blekburnit

Kristian Vieri është gjithnjë dhe më afër Blekburnit. Sulmuesi 36-vjeçar, sipas shtypit britanik, i ka lënë përshtypje të mira trajnerit të Roversit, Sem Alardajs, gjatë javës së grumbullimit të skuadrës angleze në Austri. Dëshirë të madhe për të punuar dhe gjendje e mirë fizike, për këtë arsye Blekburni ka vendosur t’i japë një mundësi Vierit që edhe dje ka punuar me anglezët dhe sot mund të aktivizohet në miqësoren që Roversi, do të zhvillojë kundër Romës së Luçiano Spaletit në Bolzano. “Eshtë pak mbrapa me përgatitjen në krahasim me lojtarët e tjerë, - ka shpjeguar Alardajs -por do ta presim. Do t’i japim dhe do të marrë gjithë kohën e nevojshme derisa ai të jetë gati”.