27 korrik 2009

Onievu e kupton menjëherë fjalën “derbi”

Ndonëse ka pak ditë që është bashkuar me grupin pikërisht në Amerikë, Oguçi Onievu e ka kuptuar që tani se ndeshja ndaj “kushërinjve” zikaltër në Boston është e një rëndësie të veçantë për Milanin. Në të vërtet nuk bëhet fjalë vetëm për një miqësore dosido, sepse në Amerikë do të luhet njëlloj si në “San Siro”. Dhe qendërmbrojtësi i ri kuqezi, i ardhur me çmimin zero nga Standarti i Liezhit, duket se është përshtatur menjëherë me mjedisin në prag të këtyre ndeshjeve, edhe pse nuk luhen në Itali: “Ajo ndaj Interit do të jetë një ndeshje e veçantë, shumë e pritshme në Itali, - tha Onievu. - Edhe pse është një miqësore, ka një vlerë speciale. Jam shumë kureshtar të shoh atmosferën që do të krijohet. Di që kam shumë gjëra për të mësuar dhe po jap maksimumin tim”.