03 korrik 2009
Natali dhe Mesto drejt Fiorentinës
Eshtë momenti i mbrojtësve të shumtë italianë, që janë gati për të lëvizur. Dhe këto lëvizje gjithsesi interesante do të fillojnë nga Torino, për të kaluar në Firence, më pas në Romë dhe Xhenoa. Gjithçka fillon nga Natali, mbrojtës me eksperiencë, që e kërkon dhe do të marrë Fiorentina, në këmbim të një shifre jo më të lartë se 2 milion. Për t’i hapur një vend 30-vjeçarit të Torinos do të largohet Daineli tek Xhenoa. Kështu, Daineli, do të kompletojë një repart që do të përforcohet edhe nga një ish-lojtar tjetër i Fiorentinës, Moreti, me të cilin Xhenoa ka arritur tashmë një marrëveshje dhe Valencia është e gatshme ta lërë të lirë. Për të mbyllur rrethin, lojtari që do të mbushë vendin bosh në mbrojtjen e Torinos do të jetë Loria, i cili do të largohet nga Roma, që në të vërtet i ka kërkuar torinezëve një shkëmbim, pikërisht me Natalin.