03 korrik 2009
“Djalli”, oferta të reja për abonimet
Vazhdon fushata e abonimeve të Milanit për sezonin 2009-10. Periudha e të privilegjuarve, që i rezervohet të abonuarve të sezonit të kaluar, do të vazhdojë deri më 8 korrik. Ndërkohë, kanë dalë në shitje miniabonimet e Champions Ligës, nga të cilat mund të përfitojnë fillimisht të abonuarit e kampionatit të kaluar. Përveç tarifave të reduktuara që janë parashikuar për fëmijët nga 7 deri në 16 vjeç në shumë sektorë të “San Siro”-s, për sezonin e ardhshëm në sektorin me ngjyrë portokalli të stadiumit është propozuar Formula Familje, që do të thotë se në rastin e një abonimi për një person të rritur, ky do të ketë si shpërblim një abonim shtesë për një fëmijë nën 16 vjeç. Formula Familje është e vlefshme vetëm për abonimet në kampionat, ndërsa për miniabonimet e Championsit mbeten në fuqi tarifat e reduktuara.