Napoli, Kualjarela mbështet Lavecin
Fabio Kualjarela ka dalë në krah të Lavecit, që është sulmuar ashpër nga presidenti De Laurentis: “Eshtë një lojtar shumë i madh, për mendimin tim është një fenomen. Të kesh në skuadër një element kaq të shpejtë dhe teknik është shumë e rëndësishme”, ka thënë ish-sulmuesi i Udinezes. Më pas, Kualjarela, në vitin e tij të parë tek Napoli nuk ka pranuar të bëjë premtime: “E vetmja gjë e sigurtë është se shokët e skuadrës kanë dëshirë të tregojnë vlerat e tyre pas fazës së dytë zhgënjyese të bërë në kampionatin e kaluar”, ka thënë sulmuesi i Napolit.