Torino - Milani ka nevojë për një sulmues të fortë në planin fizik, ndërsa Juventusi po kërkon një lojtar krahu. Zgjidhja mund të jetë një shkëmbim mes David Trezeguet e Massimo Oddo.Mbrojtësi i kaltër nuk është ndër të preferuarit e teknikut të ri Leonardo dhe nuk ka ndër mend të qëndrojë një sezon si rezervë luksi.
Sa për Trezeguet mes tij dhe Milanit ka një ndjenjë respekti reciprok që në kohën kur Juvja kërkonte Gilardinon. Për më tepër pas një sezoni plot dëmtime projekti i ri i Leonardos do të ishte ideali për francezin.
Pra të dy lojtarët duken optimistë për lëvizjen, të shohim klubet.