17 korrik 2009
Lucio dhe Hleb për Interin
Lucio do të jetë përforcimi më i ri i Interit. Bajerni i Mynihut konfirmoi transferimin e mbrojtësit në radhët e kampionëve të Italisë, ku pritet të firmosë kontratë 3-vjeçare. Për brazilianin 31-vjeçar, Masimo Morati do të paguajë 3 milionë euro në arkat e klubit gjerman. Në këtë mënyrë, pas dështimit të tentativave për Karvajon, Interi zgjidh problemin e mbrojtësit të qendrës. Por, presidenti theksoi: "Marrëveshja nuk është ende zyrtare". Për të plotësuar kërkesat e Murinjos, drejtuesit në rrugën "Durini" synojnë të afrojnë bjellorusin e Barcelonës, Aleksandër Hleb, si alternativën ideale për Dekon, që kërkohej me ngulm nga trajneri.