27 korrik 2009

Mesi shkëlqen në fitoren e Barçës

Lionel Mesi u aktivizua në pjesën e dytë të fitores 4-1 të Barcelonës kundër egjipitanëve të Al Ahly, duke i dhënë fund pjesëmarrjes në Kupën Uembli me një fitore. Skuadra spanjolle aktivizoi lojtarë të rinj kryesisht, por në pjesën e parë u aktivizuan edhe Bojan Kërkiç, Erik Abidal dhe Sejdou Keita.
Bojan shënoi në minutën e 16-të golin e epërsisë, por egjiptianët barazuan me Hani El-Agazin, ndërsa Hoze Manuel Rueda rivendos epërsinë në minutën e 35-të. Mesi dhe Gudjohnsen u aktivizuan në pjesën e dytë dhe ky i fundit dha asistin për Jefren Suarezin në minutën e 54-ët. Pedrito shënon golin e katërt pas pasimit të dhënë nga Gudjohnsen.