27 korrik 2009

Markez pranë kthimit

Mbrojtësi Rafael Markez i Barcelonës i ka vënë syrin udhëtimit të ardhshëm të skuadrës në SHBA si mundësia më e mirë për t’u rikthyer në skuadër pas dëmtimit të pësuar në fund të sezonit që shkoi kundër Çelsit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në muajin prill. Lojtari meksikan bëri ndërhyrje kirurgjikale artroskopike dhe u detyrua ta shihte në televizor Barçën, teksa ngrinte tre trofetë. Markez është pranë formës më të mirë dhe mund të nisë stërvitjen me shokët e skuadrës gjatë turneut në Amerikë në fillim të muajit gusht. “Ndihem shumë mirë, i lumtur që do të kthehem. Ende nuk jam me skuadrën, por po punoj të jem me skuadrën në SHBA.”