17 korrik 2009

Barcelona blen Ibrahimovicin?

Barcelonë- E përditshmja spanjolle sportive “Sport” ka shkruar sot në versionin e saj online se Barcelona ka blerë sulmuesin e Interit Zlatan Ibrahimovic.Sipas “Sport”, Joan Laporta ka derdhur në arkën e zikaltërve 40 milionë euro plus Samuel Eto’o dhe shërbimet e Alexander Hleb për një vit në formë huazimi.“Blerja e kësaj vere është bërë realitet”, shkruante sot “Sport”, sipas së cilës tratativa është mbyllur në orët e para të mëngjesit të sotëm mes dy presidentëve Moratti e Laporta.