27 korrik 2009

Marrëveshja ende nuk është nënshkruar zyrtarisht

Teksa sulmuesi suedez ishte në udhëtim e sipër drejt Spanjës, menaxheri i tij ka paralajmëruar se kontrata ende nuk ishte nënshkruar. Zlatan Ibrahimoviç ka mbërritur në Spanjë në orën 17:05, ndërkohë që menaxheri i tij, Mino Raiola, u ka kujtuar tifozëve të suedezit se ai ende nuk ka nënshkruar. “Negociatat ende nuk janë mbyllur. Unë jam në bisedime me drejtuesit e Barçës për të finalizuar detajet.” Me gjithë deklaratat e menaxherit të tij, drejtuesit e klubit katalanas janë të bindur se ai do të prezantohet në orën 18:30 të ditës së sotme, sipas orës lokale.