25 korrik 2009

Lucio i zhgënjyer me Bayernin

Përforcimi i ri i Interit, Lucio ka bërë të ditur se ishte ndjerë i zhgënjyer nga ish klubi i tij Bayern Munich, por tani është i përqendruar në aventurën e re. Kapiteni i Brazilit besoi se trajneri i ri, Louis van Gaal do të kishte besim tek ai, por ndodhi ajo që nuk kishte pritur. “Kam pritur më tepër respekt nga Bayern. Secili trajner ka idetë e tij, por mënyra si më kanë larguar ishte zhgënjyese. Besoj se kam merituar më tepër se ajo. Kam kaluar kohë të mirë atje dhe më vjen keq që mori fund”, deklaroi Lucio.