25 korrik 2009

Frey vlen 18 milionë euro

Portieri i Fiorentinës, Sebastian Frey ka bërë të ditur se ka caktuar një shumë të dëmshpërblimit me klubin, por nuk planifikon të largohet nga Artemio Franchi. “Unë isha futbollisti i parë në Itali, i cili ka caktuar një vlerë të dëmshpërblimit me klubin. E imja është 18 milionë euro dhe besoj se në të ardhmen të gjitha kontratat do të jenë kështu. Kam besim te klubi dhe familja Della Valle dhe jam shumë i interesuar të jem pjesë e projekteve të tyre”, deklaroi Frey.