25 korrik 2009

Baptista nuk largohet nga Roma

Julio Baptista është i vendosur të mbetet në Romë, pavarësisht spekulimeve se mund të shitet gjatë kësaj vere, ka njoftuar menaxheri i tij Herminio Menendez. Reprezentuesi brazilian iu bashkua Romës vitin e kaluar dhe u shndërrua në idhull të tifozëve me golin e shënuar në derbin e qytetit kundër Lazios. “Julio dëshiron të mbetet në Romë. Kontrata e tij skadon pas tri viteve dhe ai dëshiron ta respektojë atë. Ai ka marrëdhënie të mira me trajnerin dhe bashkëlojtarët”, deklaroi Menendez.