Livorno merr Lukarelin dhe Budel
Tani është vërtet zyrtare. Pas refuzimit në ditët e shkuara, Kristiano Lukareli kthehet të jetë një lojtar i Livornos. Konfirmimi vjen direkt nga presidenti i toskanëve, Aldo Spineli, i cili konfirmon: “Po, e kam gjetur marrëveshjen me Parmën për Lukarelin. Do të vijë edhe Kristianoja, edhe mesfushori Budel, ndërsa mbrojtësi ynë Grandoni do të lujë vitin e ardhshëm te Parma”. Për Lukarelin, ky është një rikthim në shtëpinë e tij, duke parë se ka qenë kapiten i Livornos.