Inter‑Lacio, prenotohen të gjitha vendet
Për sfidën e 8 gushtit për Superkupën e Italisë në Pekin mes Interit e Lacios, parashikohet që stadiumi të jetë i mbushur plot. Rreth gjysma e 80 mijë vendeve të disponueshme në “Folenë e zogut” janë prenotuar që tani dhe organizatorët nuk kanë dyshime: “Do të jetë i gjithë stadiumi plot”. Ndeshja do të zhvillohet më 8 gusht, një vit pas fillimit të Olimpiadës dhe do të sjellë rreth 7.5 milionë euro fitim. Edhe më parë, Superkupa Italiane është luajtur jashtë Italisë, si në SHBA e Libi.