19 korrik 2009

Liverpool pas Silvas

Liverpool është duke insistuar me përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Valencias, David Silva. E përditshmja angleze, The Times, ka njoftuar të shtunën se gjiganti i Premierligës vazhdon të jetë i interesuar për reprezentuesin spanjoll, i cili edhe më parë ka qenë objektiv i menaxherit Rafa Benitez. Silva është njëri prej futbollistëve më të kërkuar gjatë këtij afati kalimtar të verës, pas interesimit nga klube të ndryshme europiane.